HOME
home 
icg نبذة حول 
البرامج
  إفريقيا 
  آسيا 
  أوروبا 
  أمريكا اللاتينية 
  الشرق الأوسط 
  أعداد 
التقارير
  حسب المنطقة 
  حسب التاريخ 
  حسب الكلمة الرئيسية 
كرايسز ووتش 
إعلام
  بيانات إعلامية 
  مقالات/ آراء 
  خطب 
  contact media director 
للاتصال 
دعم المجموعة الدولية لمعالجة الأزمات 
شواغر 
روابط 

 subscribe
 home  programs  europe  balkans  macedonia
search
 
 
Click here to view the full report as a PDF file in A4 format.
For more information about viewing PDF documents, please click here.

Rruga e Maqedonisë kah qëndrueshmëria: Qasje e re sigurimi për NATO dhe EU

To access this report in English, please click here. To access it in Macedonian, please click here.

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIME

Zgjedhjet në Maqedoni të cilat u mbajtën më 15 shtator 2002 sugjerojnë se vendi ndoshta ka kaluar këndin e rrugës kah stabiliteti. Mashtrimi dhe dhuna e cila pritej gjithkund nuk u materializua. Për dallim nga zgjedhjet në Kosovën fqinje, të cilat u mbajtën pas disa javësh, këtu në votime dolën votuesit e të gjitha etniteteve. Ata zgjodhën qeveri e cila e pranon Marrëveshjen Kornizë, e nënshkruar me ndërmjetësimin e Unionit Evropian (UE), SHBA dhe NATO, në Ohër në gusht 2001 për t'i dhënë fund luftës të sapo filluar qytetare. Marrëveshja Kornizë parasheh zgjidhjen e çështjeve ndëretnike me konzensus, e jo thjesht, me ndarjen e të plaçkitur nga lufta, pastaj me ristruktuimin e njësisë skandaloze të sigurimit "Luanët" dhe luftës kundër korrupsionit masovik endemik.

Edhe pse duhet të jemi të kujdesshëm me euforinë pas fushatës, megjithatë duket sikur optimizmi ekzistues është i arsyeshëm. Ali Ahmeti, ish udhëheqësi i kryengritësve u bë udhëheqës i partisë shqiptare dhe po tregon gatishmëri për bashkëpunim. Kryeministri Crvenkovski që moti pranoi reziqet politike të cilat rrjedhin nga përkrahja e paketit kontroverz të koncesioneve për shqiptarët në Marrëveshjen Kornizë. Në negociata, për befasi të papenguara, koalicioni maqedonas në krye me socialdemokratët lidhi aranzhman për ndarjen e pushtetit me anëtarët e partisë shqiptare, të cilët më parë etiketoheshin si terroristë, kurse kontakti me ata ishte i ndaluar.

Megjithatë, ende ka arsye për brengosje. Një pjesë e madhe e territorit ,ku dominon popullata shqiptare, ende janë jasht kontrollit të zbatimit të ligjit. Popullata, në përgjithësi, është e lënduar, kurse policia frigohet për sigurinë e vet. Kriminaliteti i organizuar dhe gërmadha e armëve, veçanërisht në rajonet kufitare të cilat po kontrollohen dobët, sollën deri aty që një pjesë e mirë e vendit të jetë në rrezik. Mosbesimi mes dy bashkësive etnike mbetet real. Vrasjet në Tetovë të cilat ndodhën në muajin tetor e dramatizuan edhe më shumë rrezikun nga dhuna spirale etnike.

Institucionet e brendshme të sigurimit të Maqedonisë - Policia dhe Armata - janë të dobëta, në esencë të pareformuara dhe mbështeten në taktika të vjetërsuara të cilat nxisin mosbesim dhe dobësojnë efikasitetin. Organizatat ndërkombëtare me siguri do të kenë bashkëpunim të gjerë me Qeverinë e re, por për shumë programe të sigurimit të cilat i kanë sjellë do të nevojiten muaj të tërë (në disa raste edhe vite) për t'i rrumbullaksuar ato. Në ndërkohë, mbetet rreziku nga destabilizimi i Maqedonisë, veçanërisht nga kriminaliteti i organizuar, nga ekstremistët shqiptarë në Kosovë ose nga ata të cilët i humbën zgjedhjet.

Përparimi i vërtetë kah stabiliteti politik dhe siguria e brendshme kryesisht ishte rezultat i bashkëpunimit të jashtzakonshëm të realizuar që nga ditët e para të krizës në vitin 2001 mes NATO-s, SHBA-ve dhe UE-së. Ky bashkëpunim mbetet të jetë periudha qenësore e tyranzicionit në të cilën hyri Maqedonia. Konkretisht, prania ushtarake e Dhelprave të NATO-s është ende e domosdoshme. Dhelprat, e përbëra dhe të udhëhequra nga ushtarë evropian, përbëjnë më pak se një e tridhjeta nga madhësia e NATO forcave në Kosovë. Ata kanë kontribut të rëndësishëm në vendosjen e "atmosferës së sigurisë". Duke i falënderuar kësaj, 90 përqind të personave të zhvendosur brenda vendit mund të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre dhe për rritjen e efektshmërisë të aktorëve ndërkombëtarë në Maqedoni, duke e përfshirë këtu edhe vetë UE me misionin mbikqyrës të saj (EUMM), SHBA-të dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Gjatë vitit të kaluar Dhelprat intervenuan së paku tri herë në situata kritike për ta ndaluar eskalimin e incidenteve ndëretnike, me qëllim që ato të mos dalin jasht kontrollit.

Udhëheqësit e Maqedonisë janë të vetëdijshëm për kontributin e NATO-s, por edhe për kufizimet e veta sa i përket sigurisë. Ata qartë thonë se nuk duan as varësi të përhershme, as protektorat të fshehur, por ndihmë të zgjatur kohore deri në vendosjen e kontrollit të plotë dhe sundimit të së drejtës dhe rendit nëpër tërë vendin. SHBA-të treguan vullnet për vazhdimin e misionit të NATO-s, edhe pse në terren gjenden pak përfaqësues nga forcat e SHBA-ve. Angazhmani i veçantë i SHBA-ve në terren do të nevojitet vetëm në raste më ekstrem.

UE dëshiron të mbahet prania e sigurimit ndërkombëtar dhe ta marrë atë përgjegjësi sa më shpejt. Kjo do të ishte e rëndësishme dhe do të ishte thirrje për zhvillimin e mëtutjeshëm të Politikës evropiane të mbrojtjes dhe të sigurisë (PEMS) - tregues bindës se Brukseli është serioz në synimin të luajë rol më të madh sigurimi në lidhje me integrimin e Maqedonisë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, në institucionet evropiane. Afati i caktuar është 15 dhjetori kur kalon mandati i Dhelprave. Megjithatë, edhe pse është bërë shumë në tejkalimin e pengesave (kryesisht konflikti mes Greqisë dhe Turqisë, e cila rezultonte me prolongimin e marrëveshjes së domosdoshme për anëtarësimin e UE-së kah mjetet e NATO-s), si duket 15 dhjetor është afat shumë i shkurtër.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë t'i ndihmojë Maqedonisë në periudhën e tranzicionit, pavarësisht a do ta bëjë këtë përmes NATO-s apo UE-së. Pra, NATO duhet të mbetet edhe gjashtë muaj ose derisa UE nuk përgatitet të marrë funksionet e sigurisë. Kjo NATO-s do t'i kishte dhënë datën e caktuar për t'u larguar dhe do të kishte siguruar kushte për dorëzimin adekuat të detyrave. Derisa NATO tërhiqet, kurse UE përgatitet për marrjen e detyrës, UE duhet - gjithashtu - të përqëndrohet në detyra komplementare për ta treguar angazhimin e vet të rritur për Maqedoninë. Veçanërisht tani, UE dhe NATO duhet të veprojnë në tandem për ta plotësuar zbrasësirën te kontrolli i kufijve - me siguri pyetja më vitale e sigurisë - ashtu që do të vendosin dhe mbrojnë kontingjent më të madh të EUMM-së përgjatë kufijve të pambrojtura me Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë.

REKOMANDIME

Për bashkësinë ndërkombëtare (NATO dhe UE)

1. Të vazhdojë t'i japë Maqedonisë ndihmë sigurimi të përkohshëm, veçanërisht me mbajtjen e një force të vogël ushtarake në vend përderisa ai të jetë në gjendje ta marrë kontrollin e plotë dhe efikas dhe derisa nuk vendoset qeverisja e ligjit dhe rendit në tërë territorin.

Për NATO-n:

2. Mbani në Maqedoni Dhelprat ose ndonjë mision të ngjajshëm edhe gjashtë muaj ose derisa UE-ja nuk përgatitet për ta marrë përgjegjësinë (varësisht cila nga këto të dyja do të ndodhë më parë), për të vazhduar me ndërtimin e besimit dhe zgjidhjen e problemeve.

3. Siguroni përkrahje të mëtutjeshme të ekipeve ushtarake shumë efektive për lidhje nga ana e grupeve për shpëtim, me armë adekuate dhe të dukshme e cila do të kishte qenë e mjaftueshme për ruajtjen e efektshmërisë së tyre dhe aftësisë për t'u ballafaquar me çfarëdo rreziku.

4. Gjatë periudhës së shkurtër të misionit që ka mbetur, përqëndrohuni, gjithashtu në këto detyra:

(a) Orientimin e misionit kah përkrahja e mbledhjes së armëve, reformës speciale të policisë si dhe kah programet tjera nga fusha e sigurisë dhe sundimit të së drejtës, të cilat zvogëlojnë besueshmërinë e dhunës etnike;

(b) Lidhjen e misionit me programet për reforma dhe për hyrje, përmes aftësimit të forcave maqedonase, pas së cilës një pjesë e detyrave përkatëse do të mund të transferohej mbi ta;

(c) Marrjes së përgjegjësisë për funksionin e këshilltarit ushtarak, të cilën tani e siguron oficer ushtarak i lart nga Mbretëria e Bashkuar;

(d) Punës së përbashkët me UE, ose punës së pavarur, për të zhvilluar Maqedoninë në një qendër për Bashkëpunim rajonal, me theks të veçantë mbi zhvillimin e poligonit ushtarak Krivollak, si qendër për ushtrime të përbashkëta me anëtarët e NATO-s dhe, veçanërisht, me shtetet-kandidate, siç janë: Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria të cilat kanë mundësi të vogla për ta fituar anëtarësinë në samitin e NATO-s në Prag; dhe

(e) Punës së përbashkët me UE-në, ose punës së pavarur, në zgjerimin e konceptit për konferencë rajonale për kufijtë, përmes themelimit të Institutit për bashkëpunim sigurimi rajonal në Maqedoni.

Për Unionin Evropian:

5. Vazhdoni me përgatitjet për të marrë sa më shpejt nga NATO-ja përgjegjësinë për sigurinë, më së voni deri më 15 qershor 2003.

6. Rritni menjëherë kontributin e UE-së për sigurinë e Maqedonisë, dhe atë me aktivitetet vijuese:

(a) Me zmadhimin e rëndësishëm të numrit të vëzhguesëve nga EUMM-ja të vendosur përgjatë kufijvë të Maqedonisë;

(b) Me përmirësimin e koordinimit të projekteve për reformën e policisë mes Komisionit Evropian dhe OSBE-së;

(c) Punës së përbashkët me NATO-n, ose punës së pavarur, për të zhvilluar Maqedoninë në një qendër për Bashkëpunim sigurimi rajonal, veçanërisht me zhvillimin e poligonit ushtarak në Krivollak në qendër për ushtrime të përbashkëta të shteteve të rajonit, veçanërisht me shtetet-kandidate, siç janë: Maqedonia, Kroacia dhe Shqipëria të cilat kanë mundësi të vogla për ta fituar anëtarësinë në samitin e NATO-s në Prag;

(d) Punës së përbashkët me UE-në, ose punës së pavarur, në zgjerimin e konceptit për konferencë rajonale për kufijtë, përmes themelimit të Institutit për bashkëpunim sigurimi rajonal në Maqedoni.

(e) Me aktivitetet e mëtutjeshme, përmes përfaqësuesit special të UE-së në Maqedoni, të cilat rrjedhin nga raporti i rëndësishëm të Komisionit Wahlund, bëni presion mbi Qeverinë tuaj për ta zgjidhur shpejt rastin me njëzet personat e zhdukur gjatë konfliktit.

Shkup/Bruksel, 15 nëntor 2002



comments


copyright privacy sitemap