HOME
home 
a propos d’icg 
programs
  Afrique 
  Asie 
  Europe 
  Amérique Latine 
  Moyen/Proche Orient 
  Thématiques 
rapports
  par région 
  par date 
  par mot clef 
medias
  communiqués 
  editoriaux 
  speeches 
  contacts de presse 
contacts 
comment soutenir icg 
offres d’emploi 
liens 

 subscribe
 home  programs  europe  balkans  kosovo
search
 
 
Click here to view the full report as a PDF file in A4 format.
For more information about viewing PDF documents, please click here.

Kthim në pasiguri: Të zhvendosurit e brendshëm të kosovës dhe procesi i kthimit

To access this report in English, please click here. To access it in Serbo-Croat, please click here.

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIMES

E drejta e të zhvendosurve të brendshëm dhe refugjatëve të kthehen në vatrat e tyre në Kosovë është e pakontestueshme, dhe është bëre cështje me prioritet për bashkesinë ndërkombetare dhe UNMIK-un.

Nëse kryhet si duhet, kthimi do të mund të përmirësonte mardhëniet ndërmjet grupeve etnike, do të forconte pozitën e bashkësive minoritare qe vec jetojnë në rajon, dhe do të kontribonte në pajtimin gradual në mes bashkësive që kanë qenë në konflikt. Mirëpo nëse kthimi politizohet së tepërmi dhe nuk menaxhohet si duhet, atëhere mund ta rrezikojë edhe më keq ekzistencën e dobët të minoriteteve. Shkurt, mënyra e planifikimit dhe implementimit është kritike për qëndrueshmërinë afatgjatë të procesit.

Të dhenat e bashkësisë ndërkombëtare mbi procesin e kthimit janë të përziera. Nga më shumë se 230 000 të zhvendosur, vetëm 5800 janë kthyer. Edhe pse kanë kaluar vetëm tri vite nga përfundimi i luftës, Kosova paraqet një ambient tepër sfidues për kthim. Liria e lëvizjes, shfrytëzimi i shtëpive dhe tokave, mundësia e punësimit, ekzistimi i shërbimeve publike për minoritete, dhe qëndrimet e bashkësisë që i pranon janë të gjitha pengesa.

Per t'iu pergjigjur ketyre sfidave, Zyra e UNMIK-ut per Kthimin e Bashkesive (ORC) ka zhvilluar nje strategji te re dhe ka ristrukturuar menyren e kordinimit te projekteve. Edhepse strategjia nuke eshte implementuar plotesisht, eshte nje hap ne drejtimin e duhur. Tanime ORC ka sigurur se i largohet burokratizimit te procesit te kthimit dhe se ruan nje mardhenie te bashkepunimit te ngushte me partnret kryesore - Komisionerin e Larte te Kombve te Bashkuara per Refugjate (UNHCR) dhe KFOR-in, si dhe merret me menaxhimin e dimensioneve te koklavitura politike te shkaktuara nga hija e statusit final.

Natyra e pazgjidhur e statusit final te Kosoves ndikon ne kthimin ne dy drejtime. Se pari e politizon ceshtjen e kthimit te serbeve. Per bashkesine nderkombetare kthimi i serbeve ne vatrat e tyre do te siguronte se intervenimi i NATO-s i vitit 1999 dhe prezenca e mepastajme nderkombetare nuk kane cuar drejt krijimit te Kosoves nje-etnike. Per me teper, do te ndihmonte qe te bindej Keshilli i Sigurimit se kushtet jane pjekur per diskutmin e statusit final. Nderkohe qeveria serbe kerkon kthimin e serbeve per qellimet e veta - ndarjen apo kantonizimin e Kosoves.

Se dyti, fokusi i bashkesise nderkombetare eshte koncentruar krysisht ne numrin e personav qe kthehen, e jo ne sigurimin qe procesi te kryhet sipas prarimeve nderkombetare. Kjo do te thote qe kthimi te jete vullnetarisht; ne siguri te plote dhe dinjitet; mbrojtje; dhe ne mbikqyrje nga rreziqet.

Disa incidente - edhepse te rralla - po perkujtojne se te kthyerit nuk jane te mireseardhur. Ne korrik te 2002, nje poster trishtues i vrasjes se nje femiu shqiptar (mendohet te jete vrare nga nje serb) eshte paraqitur ne rruget e qyteteve krysore te Kosoves me mbishkrimin "Mos i lejoni kriminlet te kthehen". Ne tetor, te kthyerit serb arriten ne Peje me autobus per regjistrim pensional. Kjo pat shkaktuar nje proteste qe pat eskaluar ne hudhje te gureve dhe bomba benzine. Perderisa udheheqsit shqiptare pergjithesisht i kane denuar aktet e tilla, veprimtaria e tyre per te mbeshtetur kthimin nuk ka qene me shume se retorike. Edhepse kryeministri Rexhepi i ka mbeshtetur komunitetet minoritare, kryetari Rugova nuk ka thene gje dhe ka mbetur joaktiv. Duke marrur parasyshe predominancen e partise se LDK-se ne strukturat komunale, roli i tij gjithsesi eshte i domosdoshem.

Nje numer i madh faktoresh - c'prej agjensive nderkombetare si dhe organizatave joqeveritare - jane te kycur ne procesin e kthimit. Ky raport skicon divergjencen ekstreme te politikave dhe metodave te kthimit ne dy rajone - rajonin e Pejes dhe te Gjilanit.Edhe pse ato jane te ndryshme, nje krahasim i procesit te kthimit jep mesime qe jane te aplikueshme neper tërë Kosoven.

Perderisa qe te dy vendet kane pare nje numer relativisht te barabarte te te kthyerve, kushtet nuk jane aq te pershtatshme ne Peje. Ne projektet e deritanishme, bashkesia nderkombetare eshte kujdesur me shume per numrin sesa per pergaditjen e kushteve te kthimit. Fshatrat nuk kane pasur mundesi shfrytezimi te sherbimeve esenciale, nuk ka pasur kurrefar dialogu me bashkesine qe i ka pranuar, dhe sigurimi i te ardhurave dhe sherbimet publike nuk jane siguruar deri pas arritjes se te kthyerve. Ne Gjilan, dialogu me bashkesine qe i ka pranuar, mbeshtetja e aktiviteteve per sigurimin e te ardhurave, dhe mundesia e shfrytezimit te sherbimeve publike jane trajtuar si pjese e planit te pergjithshem te kthimit. Menyra e kthimi ka rendesi te madhe per mardheniet midis bashkesive, kushtet qe te kthyerit i perjetojne, dhe per qendrueshmerine e pergjithshme te procesit.

Krahasimi i ketyre dy vendbanimeve tregon se kthimi i qendrueshem kerkon nje vemendje te posaqme ndaj aplikimit te parimeve nderkombetare, sigurimit të logjikshem, mekanizmave te forte koordinues, dhe mbshtetjes se bashkesiseqe i pranon ata. Suksesi i rrethit te Gjilanit gjithashtu tregon se kthimi ne kushte te sigurise dhe dinjitetit eshte i mundshem ne Kosove mu tani - por duhet nje planifiim dhe paramendim i kujdesshem.

Suksesi i vonuar i procesit te kthimit ne Bosnje tregon se progresi nuk eshte i domosdoshem te jete linear, dhe se duhet te kaloje nje kohe para se te ndodhin perparime te rendesishme. Bashkesia nderkombetare duhet te jete reale lidhur me parashikimet e saja ne Kosove. Edhe pse nuk eshte e qarte se sa persona te zhvendosur do te kthehen, eshte shume e papritur qe nje numer i madh i te zhvendosurve do te kthehet ne te ardhmen e afert. Sidoqe te jete, te gjithe duhet ta kene rastin ta ushtrojne te drejten e kthimit ne siguri dhe dinjitet.

REKOMANDIME

Bashkesisë ndërkombëtare:

1. Te vendoset si prioritet kryesor qe parimet nderkombetare qe udheheqin kthimin e te zhvendosurve te aplikohen ne Kosove e jo te fokusoht ne numrin e te kthyerve.

2. Te ofroje mbeshtetje finansiare per te kthyerit, duke perfshire sigurimin qe rajonet minoritare te kene pjesen e resurseve, dhe te mbeshtesin OJQ-te dhe projektet lidhur me dialogun dhe segmentet per sigurimin e te ardhurave.

3. Te permiresohen kushtet per kthim nepermjet krijimit te strukturave nxitese, si per shembull preferenca per kompani multietnike.

4. Te japi burime te mjaftueshme donacionesh ne fillim te vitit ne menyre qe njerezit te kene mundesi kthimi, te rindertojne shtepite e tyre, dhe te arrijne nje nivel te mjaftueshem te vetembajtjes para fillimit te dimrit.

Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë:

5. Te siguroje qe plani i Ristrukturimit te Zyres se Kthimit te Minoiteteve mbeshtetet nga niveli komunal dhe regjional i UNMIK-ut.

6. Te siguroje qe Strategjia e Sigurimit Tranzicional dhe transferimi i pergjegjesive nga KFOR-i ne policine e UNMIK-ut nuk i le bashkesite e te kthyrve te rrezikuar.

7. Te ofroje nxitje konkrete, si beneficione finansiare per komunat, qe te rrisin ndihmen per rindertim per bashkesite minoritare.

8. Ta dokumentoje dhe te ndermarre masa te ashpra - duke perfshirre edhe perjashtimin nga puna - kunder zyrtareve qe e pengojne kthimin.

9. Ti kushtoje me shume rendesi kerkesave prane Drejtorise se Banimit dhe Prones.

Zyres së Kthimit dhe Bashkësive (ORC):

10. Te krijoje nje model rajonal per kthim ne Gjilan, ku donatoret, OJQ-te, dheagjensite tjera implmentuese mund te marrin pervoje dhe mesime.

11. Te siguroje qe asistenca per kthim bazohet ne nevoje, e jo kombesi, dhe te permiresohet padrejtesia qe iu eshte bere romeve, hashkalinjeve, egjyptianeve dhe boshnajkeve te zhvendosur.

12. Te zhvilloje nje fushate informimi si pjese e Strategjise se Kthimit ne menyre qe te sigurohet se informatat qe arrijene tek te zhvendosurit jane te sakta dhe te qarta.

13. Te perfshije ne Strategjine e kthimit iniciativa per vazhdimin e punes me personat qe jane kthyer per ti inkurajuar qe te qendrojne me tutje.

14. Ta rrise personelin e ORC-se ne Serbi dhe Mal te Zi dhe te perdore zyren lidhese te KB-se ne Shkup qe te sigurohet se mesazhi i ORC-se i arrine te zhvendosurit dhe bashkesite e refugjateve dhe se ORC-ja eshte ne gjendje te koordinoje procesin e kthimit.

15. T'i zgjeroje perpjekjet per informimin e te kthyerve per mundesite e punesimit ne sektorin publik, te caktuara per ta ne ligjin e vendosur nga sherbimi civil.

16. Te mbikqyre procesin ekstenziv te rishikimit te projekteve te kthimit dhe te shqyrtoje reduktimin e shkalleve te rishqyrtimit qe propozimi duhet ti kaloje nese procesi merr shume kohe.

UNHCR-s:

17. Te ofroje udhezim per donatoret duke dokumentuar dhe trreguar publikisht brengat lidhur me procesin e kthimit.

18. Te rrise perpjekjet e mbeshtetjes ne emer te minoriteteve joserbe.

Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes:

19. Te siguroje qe ofertat e sherbimit publik jane te barabarta, dhe se te drejta te barabarta dhe mundesi shfrytezimi te fondeve komunale dhe qeveritare dhe mundesi punesimi kane te gjitha bashkesite.

20. Te ndjekin shembullin e Kryeministrit Rexhepi dhe te angazhohen ne aktivitete - si vizitimin e rajoneve te te kthyerve - qe tregon nje perkushtim ndaj procesit te kthimit.

21. T'i perjashtoje zyrtaret qe pengojne kthimin.

Beogradit:

22. T'i kordinoje perpjekjet me zyrren e UNMIK-ut per Kthimin e Bashkesive, dhe te siguroje qe cdo ndihmese e dhene nga Qendra per Kordinim e Kosoves nuk i keqëson ndasitë ne mes bashkesive.

23. Ta rrise te drejten e levizjes se te kthyerve dhe te tjerve duke i pranuar tabelat e reja te liqences se Kosoves.

Partive Politike Serbe

24. T'i perdorin sherbimet publike te UNMIK-ut dhe te perpiqen te punojne me bashkesine shumice.

Prishtinë/Bruksel, 13 dhjetor 2002



comments


copyright privacy sitemap