HOME
home 
a propos d’icg 
programs
  Afrique 
  Asie 
  Europe 
  Amérique Latine 
  Moyen/Proche Orient 
  Thématiques 
rapports
  par région 
  par date 
  par mot clef 
crisiswatch 
medias
  communiqués 
  editoriaux 
  speeches 
  contacts de presse 
contacts 
comment soutenir icg 
offres d’emploi 
liens 

 subscribe
 home  programs  europe  balkans  kosovo
search
 
 
Click here to view the full report as a PDF file in A4 format.
For more information about viewing PDF documents, please click here.

Dilema Etnike e Kosovës: Nevoja Për Kontratë Civile

To access this report in English, please click here. To access it in Serbian, please click here.

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIME

Ekziston një formulë e thjeshtë por efektive për të siguruar paqe në shoqëritë multietnike. Ajo përbëhet nga një kontratë civile: qeveria i njeh dhe i përkrahë drejtat e veçanta për minorite, ndërsa minoritet pranojnë autoritetin e qeverisë. Në Kosovë nuk ekziston asnjë element i një kontrate të tillë. Shqiptarët vazhdojnë të mos përkrahin drejta shtesë për minoritetin serb, ndërsa komuniteti serb nuk pranon autoritetin e institucioneve të Kosovës. Poashtu, Kosova nuk është shtet dhe statusi i ardhshëm i provincës mbetet i pazgjedhur. Pas katër viteve të autoritetit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, bazat për krijimin e kësaj kontrate civile dhe të paqës të qëndrueshme nuk janë shtruar.

Në të kundërtën, dilema e statusit është shndërruar në lojë të shumës zero.* Shqiptarët nuk do pranojnë asgjë më pak se pavarësi, dhe serbët me këmbëngulësi dëshirojnë të mbesin pjesë e Serbisë. Serbët argumentojnë se të drejtat e tyre nuk do të mbrohen në një Kosovë të pavarur. Shqiptarët besojnë se siguria e tyre mund të garantohet vetëm me pavarësi, dhe në qoftë se aspiratat e tyre për pavarësi nuk arrihen ekziston rreziku i një konflikti të ri.

Ky raport ofron një zgjidhje të kësaj dileme, që e mënjanon opcionin e rrezikshëm të ndarjes por gjithashtu e njeh nevojën që të mbrohet minoriteti serb. Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), me përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare, duhet të filloj të ndërtoj bazat e një kontrate civile. Programi i thatë dhe jorealist i UNMIK-ut për multietnicitet dhe intergrim, si dhe procesi jo i qartë “standardet para statusit”, nuk mund t’a ndërtojnë këtë bazë. Serbëve dhe minoriteteve të tjera duhet t’iu ipen garancione kredibile që ata do të kenë vend institucional në Kosovë – që nënkupton mundësinë e tyre për t’i mbrojtur dhe promovuar të drejtat e tyre në institucionet e Kosovës. Është e rëndësishme që të fillohet menjëhere me krijimin i kësaj hapësire institucionale, me qëllim që të mbrohet minoriteti serb dhe të krijohet një ambient më stabil në Kosovë,. Një gjë e tillë do të lehtësonte negociatat e nevojshme për statusin final, por as shqiptarët e as serbët nuk duhet ta shohin këtë hap si paragjykim ose paracaktim i rezultatit përfundimtar.

ICG-ja propozon krijimin e një strukture reale që trajton minoritetet si qytetarë të plotë dhe të barabartë, me ndëshkime të qarta për sjellje të papranueshme dhe me shpërblime për sjellje të mirë. Po ashtu duhet të krijohet një komision për shërbime publike për minoritete, duke cekur se çfarë duhet bërë për të përmisuar shërbimet publike, dhe duhet formuliuar një plan gradual për të shpërbërë strukturat paralele. Sistemi elektoral duhet të ripunohet ashtu që politikanët në nivelin qendror (nga të gjitha etnicitetet) të jenë më të përgjegjshëm. Duhet të krijohet një Kartë e të Drejtave që paraqet drejtat individuale dhe grupore duhet të krijohet, e përcjellur me një strukturë të fortë gjyqësore që siguron zbatimin e këtyre drejtave. Dhe përdersia iniciativa decentralizuese duhet t’i kushtoj vëmendje të posaçme nevojave të komuniteteve minoritare, UNMIK-u dhe Këshilli i Evropës duhet të ushtrojnë kujdes të madh para se të caktojnë kufi në baza etnike, si edhe për njësi nën-komunale. Duhet përqëndruar në përmirësimin e qeverisjes lokale, dhe në sigurimin që organet bashkiake kanë kapacitet dhe resurse për të kryer punën e tyre.

Themelimi i kësaj hapësire institucionale për minoritete varet nga vullneti i serbëve dhe shqiptarëve për të bashkëpunuar, ndërkaq që të dy palët kanë nevojë për ndihmë dhe inkurajim nga UNMIK-u dhe bashkësia ndërkombëtare më e gjerë. Politikanët shqiptar duhet të shkojnë përtej retorikës së tanishme dhe të pranojnë që drejtat për komunitete minoritare nuk janë koncesione që e nënvlerësojnë pavarësinë potenciale të ardhshme të Kosovës, por janë një parakusht esencial. Gjatë negociatave për status, liderët shqiptar dhe Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ) do të gjykohen nga ajo se si ata i trajtojnë serbët dhe minoritetet e tjera. Liderët shqiptar – nga të gjitha partitë politike – duhet të jenë më proaktivë për t’i respektuar të drejtat e minoriteteve në mënyrë konkrete, dhe të stimulojnë një mjedis më tolerant.

Shumica e popullatës serbe hezitojnë që madje edhe që të lidhen me UNMIK-un. Marrëveshjet e mëparshme kanë prodhuar pak përfitime që liderët pragmatik serb t’ia tregojnë komunitetit të tyre. Një përkushtim i ri dhe i prekshëm nga UNMIK-u dhe bashkësia ndërkombëtare për të krijuar një hapësirë institucionale për minoritete, mund të rienergjizoj marrëdhëniet me komunitetin serb. Në vend që gjithnjë t’i drejtohen Beogradit, liderët serb duhet të shrytëzojnë këtë rast që të luftojnë për të drejtat e tyre brenda institucioneve të Kosovës.

Beogradi kooperativ poashtu do të jetë esencial. Nëpërmjet përkrahjes së vazhdueshme për strukturat paralele të qeverisë dhe deklaratave provokuese për ndarje të Kosovës, Beogradi luan rolin e prishësit të një kontrate civile ndërmjet serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve. Pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, si duket bashkësia ndërkombëtare heziton për të vendosur presion mbi Serbinë për të luajtur rol konstruktiv në Kosovë. Përderisa reformave demokratike në Serbi i nevojitet përkrahje e fortë, është në interesin afatgjatë të Beogradit që të bashkëpunoj me UNMIK-un për të krijuar një ambient stabil politik në Kosovë. Nacionalistët serb, në Beograd dhe Kosovë, pa dyshim do të jenë të prirur të rezistojnë çdo gjë që ata e vlerësojnë si paragjykim të çëshjtes së sovranitetit serb në negociatat e statusit final, por atyre mund t’ju thuhet se raporti konstruktiv i tyre me institucionet qeverisëse të Kosovës në këtë respekt nuk do të përfshin në vete asnjë modifikim të pozitës së tyre rreth sovranitetit, por do të rris pozitën e tyre tek ndërkombëtarët në ato negociata, dhe në të njejtën kohë do të rezulton në përfitime të menjëhershme dhe të prekshme për minoritetin serb.

Raporti avokon një qasje në faza për të krijuar një kontratë civile që qeverisë marrëdheniet etnike në Kosovë. Baza e kontratës – pra, masat e cekura më lart për të krijuar një hapësirë institucionale për minoritete – duhet të implementohet menjëherë. Gjatë diskutimeve për status kontrata civile do të finalizohet vetvetiu. Kjo kërkon që bashkësia ndërkombëtare të dërgoj një porosi të qartë liderëve shqiptar se qëllimi i tyre për pavarësi përbrenda kufijve ekzistues, mund të jetë real vetëm në qoftëse komuniteti shumicë siguron komunitetet minoritare që ata mund të jetojnë në Kosovë si qytetar të lirë dhe të barabartë.

REKOMANDIMET

Për UNMIK-un:

1. Të qartësoj dhe refokusoj përpjekjet ekzistuese për të themeluar një hapësirë institucionale me garancë të besueshme për minoritetet e Kosovës. Të punoj me liderët shqiptar dhe serb në Kosovë për të themeluar elementet e kësaj hapësire, duke përfshirë:

(a) Themelimin e sistemit për shpërblime dhe denime – bonuse financiare, njohje për komunat dhe institucionet që kryejnë detyrat mirë, ndëshkime dhe gjoba për individ dhe institucione, humbje pune dhe ndërshkim për ata që ushtrojnë diskriminim – të siguroj që institucionet në nivel qendror dhe lokal kanë nxitje për t’u sillur mirë ndaj komuniteteve minoritare;

(b) Krijimin e komitetit mbi shërbimet e komuniteteve minoritare që do të vlerësonte nivelin e tanishëm të shërbimeve, të ekzaminoj se si duhet përmisuar atë, dhe të planifikoj zhbërjen graduale të strukturave paralele;

(c) Krijimin e Kartës për të Drejta që do të caktoj të drejtat e individit si dhe të minoriteteve, që përfshijnë të gjitha masat ekzistuese të Kornizës Kushtetuese, dhe t’i zgjeroj të drejtat e minoriteteve në qoftë se është e nevojshme;

(d) Vendosjen e një mekanizmi të fortë gjyqësor për të implementuar Kartën, në fillim duke shfrytëzuar gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtar; dhe

(e) Ripunimim e sistemit elektoral për të siguruar përgjegjësi më të madhe të përfaqësuesve në nivelin qendror.

2. Të ushtroj kujdes gjatë zvoglimit të personelit ndërkombëtar, duke siguruar që mekanizma të duhur për të mbrojtur të drejtat e minoritetve janë të vendosur para se të tërhiqen ndërkombëtarët.

3. Angazhohet aktivisht me liderët dhe komunitetin serb për të rindërtuar besimin e duhur për krijimin e themelit të kontratës.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian:

4. Të inkurajoj UNMIK-un për të qartësuar dhe refokusuar përpjekjet e deritanishme – siç është procesi “standardet para statusit” – të ndërtoj një hapësirë institucionale të vërtetë me garanci të besueshme për minoritetet e Kosovës, posaçërisht minoritetin serb.

5. Të përkrah UNMIK-un në krijimin e kësaj hapësire institucionale për minoritete nëpërmjet demarsheve drejt IPVQ-së, si dhe liderëve të komunitetit shqiptarë dhe serb, duke i inkurajuar fuqishëm që të bashkëpunojnë mes veti.

6. Të përkushtojnë burimet e nevojshme – posaçërisht në sektorin vendimtar ligjor – që të ndërmarrin aktivitete të shoqëruara me themelimin e garancioneve institucionale për minoritete.

7. Të inkurajojnë Beogradin, me nxitje dhe denime financiare, për të bashkëpunuar me UNMIK-un në përpjekjet e saj për të zhbërë gradualisht strukturat paralele.

8. Të fillojnë pregaditjet për diskutimet rreth statusit final, duke përfshirë hulumtimin e lidhjeve institucionale të duhura ndërmjet Serbisë dhe komunitetit serb të Kosovës.

Komunitetit të Gjërë të Donatorëve:

9. Të përkrah përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian nëpërmjet demarsheve për UNMIK-un, IPVQ-ën, liderëve politikanë shqiptar dhe serb, si dhe Beogradit.

10. Të ofrojë burime humanitare dhe financiare shtesë të nevojshme për të përkrahur përpjekjet e UNMIK-ut që të themeloj një hapësirë institucionale për minoritete.

Misioni të Decentralizimit të Këshillit të Evropës:

11. Të ushtroj kujdes të madh në çdo strategji decentralizimi dhe të fokusoj përkjekjet për të përmisuar qeverisjen lokale në kapacitet, themelimin e lidhjes së qartë të autoritetit ndërmjet qendrës dhe komunave, si dhe resurseve.

Autoriteteve të Beogradit:

12. T’i ndërprejë deklaratat provokative mbi ndarjen e Kosovës

13. Të përkrahë themelimin e një hapësire institucionale për serbët dhe të punoj me UNMIK-un për të zhbërë strukturat paralele në Kosovë.

14. Të ndaloj përpjekjet për të lidhur statusin final e Kosovës me statusin e Republika Srpska në Bosnje.

Liderëve Shqiptarë të Kosovës:

15. Të përkrahin krijimin e hapësirës institucionale për komunitetin serb dhe minoritetet tjera, duke përfshirë elementet e cekura më lart, dhe të ushtrojnë lidership në çështje të të drejtave të minoriteteve duke ndërmarë masa konkrete si:

(a) Implementimin e drejtës së minoriteteve për të përdorur lirshëm gjuhën e tyre dhe arsimin, duke përfshirë arsimim të lartë në gjuhën e tyre;

(b) Realizimin e strategjisë së kryeministrit Rexhepi për të ofruar mundësi të barabarta pune për minoritete në sektorin; dhe

(c) Administrimin të barabartë dhe të rregullt të shërbimeve publike për komunitetet minoritare.

16. Të disciplinojnë anëtarët e partive politike dhe zyrtarët publik që nuk i respektojnë drejtat e minoriteteve.

Liderëve Serb të Kosovës::

17. Të shfrytëzojnë çdo rast për të përdorur instrumente ligjore dhe institucionale për të avancuar drejtat e tyre.

18. Të ndalojnë bojkotimet dhe largimet nga Kuvendi dhe të marrin pjesë aktive në komitetet e Kuvendit dhe në Këshillin Tranzitor.

Pristinë/Bruksel, 28 Maj 2003



comments


copyright privacy sitemap