In FrenchIn SpanishIn Russian
Algeria
Central Africa
Somalia
Sudan
West Africa
Zimbabwe
Afghanistan & Pakistan
Burma/Myanmar
Central Asia
Indonesia
Albania
Bosnia
Kosovo
Macedonia
Montenegro
Serbia
Colombia
EU
HIV/AIDS
Terrorism
Overview
Who's on ICG's Board
Who's on ICG's Staff
What they say about ICG
Publications
Latest Annual Report
Comments/Op-Eds
Internal News
Web site of Gareth Evans
Vacancies
How to help
Donors
ICG Brussels
ICG Washington
ICG New York
ICG Paris
ICG London
Media Releases
Media Contacts
Comments/Op-Eds
Crisisweb
About ICG
Information
Contacts
Funding
Media
Projects
Africa
Asia
Balkans
Latin America
Middle East
Issues

Subscribe to ICG newsletter
 
 
Search
 
 

Bara Më E Rëndë E Unmik-Ut Në Kosovë Qasja Ndaj Ndarjes Së Mitrovicës


To access the report in English, please click here.

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE DHE REKOMANDIME


Tre vjet pas themelimit të tij, UNMIK-u ende nuk ka mundur të krijojë një mjedis të sigurtë, sundim të ligjit apo një administratë civile të mirëfilltë në Mitrovicën veriore. Ndarja de facto e qytetit, si edhe strukturat paralele të drejtuara nga Beogradi që veprojnë në veri të Ibrit, përbëjnë një njollë të errët në historinë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Kjo ve një pikëpyetje mbi përkushtimin e Serbisë dhe RFJ-së ndaj qëndrueshmërisë rajonale dhe, gjithashtu, dëmton besueshmërinë e UNMIK-ut ballë shqiptarëve të Kosovës.

UNMIK-u dhe trupat e KFOR-it drejtuar nga NATO, duhet të veprojnë fuqimisht për të vendosur legjitimitetin e tyre në Mitrovicë. Në të kundërt, faktorët vendorë do të arrijnë në përfundimin se bashkësia ndërkombëtare mund të zbrapset ballë ushtrimit të forcës apo rrezikut të ushtrimit të saj; se Rezoluta 1244 do të mund të ndryshohej ballë presionit të vendorëve; dhe se statusi përfundimtar apo të paktën disa pjesë të tij, do të mund të zgjidheshin përmes dhunës.

Serbët e Mitrovicës janë kthyer në pengje të lojës nacionaliste të luajtur nga Beogradi dhe pengje të krimit të organizuar. Ndërkohë, paqartësia e vazhdueshme që rrethon synimet e bashkësisë ndërkombëtare, u mundëson ithtarëve të vijës së ashpër mes etnisë shqiptare të spekulojnë me frikën se synimi i fshehtë i bashkësisë ndërkombëtare është copëtimi, si i Mitrovicës po ashtu edhe i krejt provincës.

Bashkësia ndërkombëtare duhet të tregojë se ka një strategji të qartë për zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës e që mbi të gjitha ajo është e zellshme ta zgjidhë këtë problem.

Ky raport propozon një qasje të shumëfishtë që përfshin presionin ndaj Beogradit për të respektuar detyrimet e tij ndaj Kosovës ,veprime energjike për vendosjen e rendit në Mitrovicë dhe ofrimin e posteve në strukturat e qeverisjes vendore ndaj serbëve që jetojnë në këtë qytet.

REKOMANDIME

PËR BASHKËSINË NDËRKOMBËTARE:

1. Merreni seriozisht problemin e Mitrovicës dhe ndikimin e Beogradit në destabilizimin e qytetit, dhe sigurohuni që Beogradi t’i zbatojë premtimet duke ushtruar mbi të të njëjtin presion si atë të ushtruar për sigurimin e bashkëpunimit të Beogradit me Gjyqin e Hagës (GjH).

2. Mos lejoni anëtarësimin e RFJ-së (apo ndonjë pasardhësi të saj) në Këshillin e Europës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe në Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në, derisa ajo ta ndalë mbështetjen ndaj strukturave paralele dhe të marë pjesë në përpjekjet e UNMIK-ut për themelimin e administratës civile në provincë.

3. Kushtëzojeni mbështetjen e drejtpërdrejtë të donatorëve për buxhetin e Serbisë me ndërprerjen e mbështetjes financiare të Beogradit ndaj strukturave paralele në Mitrovicën veriore në Kosovë.

PËR BEOGRADIN:

4. Përkushtojuni tërësisë teritoriale të komunës së Mitrovicës dhe autoritetit administrativ dhe policor të UNMIK-ut, ku përfshihet trupa shumëetnike e Shërbimit Policor të Kosovës (ShPK) dhe eliminoni çdo përkrahje ndaj strukturave paralele.

PËR UNMIK-UN:

5. Zbatoni në Mitrovicë të njëjtat standarte si në pjesët e tjera të Kosovës dhe përpiquni të siguroheni që sundimi i ligjit, siguria e pakicave, dhe institucionet publike efektive dhe transparente të shtrihen edhe në Mitrovicën veriore.

6. Ndërmjetësoni në mënyrë që para zgjedhjeve komunale të tetorit 2002 të arrihet një marrëveshje mes Mitrovicës veriore dhe Komunës, në të cilën të përcaktohen shërbimet që do t’i ofrohen pjesës veriore, të njehësohen qartë përgjegjësitë e pjesës veriore për lehtësimin e ofrimit të këtyre shërbimeve, dhe të themelohet një zonë me administrim special për një periudhë njëvjeçare në Mitrovicën veriore me qëllim mbikqyrjen e kësaj marrëveshjeje për shërbime.

7. Krijoni një komitet bashkërendues të përbërë nga përfaqësues serbë nga Mitrovica veriore, nga përfaqësues shqiptarë të komunës dhe përfaqësues të UNMIK-ut, të cilët do të mbikqyrin këtë proces.

8. Përpiquni të tërhiqni faktorët udhëheqës mes shqiptarëve të Kosovës duke shpallur publikisht planet për Mitrovicën veriore dhe duke bashkëpunuar me Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes së provincës.

PËR POLICINË E UNMIK-UT:

9. Së bashku me KFOR-in, arrestoni anëtarët e rojeve serbe të urës në bazë të provave përkatëse për aktivitet kriminal, dhe paralelisht ushtroni goditje mbi aktivitetet kriminale në Mitrovicën veriore.

10. Krijoni ShPK-në edhe në Mitrovicën veriore, duke hedhur poshtë kërkesat serbe për një uniformë të ndryshme, por duke mundësuar një pjesë të trajnimit në pjesën veriore nëse klasat do të jenë shumëetnike dhe pjesën më të gjatë të trajnimit në Shkollën e Policisë.

PËR KFOR-IN:

11. Qarkullojeni KFOR-in francez edhe diku tjetër pos në Mitrovicë, në vijim të procesit komandues rotativ.

12. Mbështetni UNMIK-un duke mbikqyrur shpërbërjen e strukturave paralele, kufirin mes Kosovës e Serbisë, si edhe duke mundësuar siguri për aktivitetet e UNMIK-ut në veri të Kosovës dhe Mitrovicës.

PËR SERBËT E KOSOVËS:

13. Përkushtojuni publikisht një marrëveshjeje për shërbime me Komunën e Mitrovicës, pranojeni tërësinë teritoriale të komunës dhe të drejtën për kthimin e të gjitha bashkësive.

PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS:

14. Përmes marrëveshjes për shërbime, pranoni publikisht barazinë e serbëve që jetojnë në pjesën veriore, rrethanat e tyre specifike, të drejtën e të gjitha bashkësive për t’u kthyer dhe mundësoni që serbët të kenë trajtim të barabartë.

Prishtinë/Beograd/Bruksel, 3 qershor 2002




Home - About ICG - Kosovo Menu - Publications - Media - Contacts - Site Guide - TOP - Credits



Back to the homepage
Latest Reports
Testimony by Valery Percival before the US Commission on Security and Cooperation in Europe (Helsinki Commission) on Ethnic Harmony in Kosovo
Comment
19 June 2002

UNMIKov Kamen Oko Vrata: Prevazilaženje Podele U Mitrovici
Report
3 June 2002

Bara Më E Rëndë E Unmik-Ut Në Kosovë Qasja Ndaj Ndarjes Së Mitrovicës
Report
3 June 2002

UNMIK’s Kosovo Albatross : Tackling Division in Mitrovica
Report
3 June 2002

Udhëzime Për Kosovën (II) Standarte Të Brendshme
Report
1 March 2002