In FrenchIn SpanishIn Russian
Algeria
Central Africa
Somalia
Sudan
West Africa
Zimbabwe
Afghanistan & Pakistan
Burma/Myanmar
Central Asia
Indonesia
Albania
Bosnia
Kosovo
Macedonia
Montenegro
Serbia
Colombia
EU
HIV/AIDS
Terrorism
Overview
Who's on ICG's Board
Who's on ICG's Staff
What they say about ICG
Publications
Latest Annual Report
Comments/Op-Eds
Internal News
Web site of Gareth Evans
Vacancies
How to help
Donors
ICG Brussels
ICG Washington
ICG New York
ICG Paris
ICG London
Media Releases
Media Contacts
Comments/Op-Eds
Crisisweb
About ICG
Information
Contacts
Funding
Media
Projects
Africa
Asia
Balkans
Latin America
Middle East
Issues

Subscribe to ICG newsletter
 
 
Search
 
 

Udhëzime Për Kosovën (II) Standarte Të Brendshme


The report is also available in English and in Serbian

PËRMBLEDHJE E KZEKUTIVE DHE REKOMADIME

UDHËZIME PËR KOSOVËN

Prej kalimit të Kosovës në qershor 1999 nën protektoratin ndërkombëtar të administruar nga Kombet e Bashkuara, janë bërë përpjekje të shumta për stabilizimin e provincës dhe për themelimin e një administrate funksionale. Megjithatë, ende nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e çështjes kryesore të konfliktit në Kosovë e cila ka rëndësi kryesore për banorët e provincës: çështja e statusit përfundimtar.

Rezoluta e OKB-së, e cila themeloi sistemin e përkohshëm në Kosovë, e la të hapur çështjen e statusit përfundimtar. Po kështu, bashkësia ndërkombëtare nuk ka treguar zell për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ajo ende mbetet një çështje tepër konfliktuale. Shumica shqiptare njëzëri mendon se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën sovranitetin serb (apo jugosllav), ndërkohë që pakica serbe e përkrahur nga Beogradi, është po aq e vendosur që Kosova të kthehet nën sovranitetin serb, pavarësisht nga autonomia e zgjeruar politike që mund të gëzojë.

Në mënyrë që të përparohet drejt zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, duhet të kihen parasysh dy aspekte kryesore: përmasa “e jashtme” dhe ajo “e brendëshme”. Përmasa e jashtme përfshin hartimin e një procesi drejt zgjidhjes së statusit përfundimtar, që do të përfshinte të gjithë aktorët që kanë ndikim në të ardhmen e Kosovës. Dimensioni i brendshëm nënkupton zhvillimin e institucioneve demokratike të Kosovës, zbatimin e ligjit dhe të të drejtave të njeriut, në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur për çfarëdo marrëveshje në lidhje me statusin përfundimtar.

Këto përmasa shqyrtohen në dy raportete me titullin e njëjtë, “Udhëzime për Kosovën”, të hartuara njëkohësisht dhe me nëntitujt “I. Shqyrtimi i statusit përfundimtar” dhe “II. Standarte të brendshme ”.

Së bashku këto dy raporte përmbajnë udhëzime në lidhje me dy rrugët paralele të cilat duhet të ndiqen njëkohësisht për të mbërritur cakun e dëshiruar: një Kosovë të qëndrueshme dhe demokratike, që qëndron në këmbët e saj, që në mënyrë paqësore integrohet në rajon, dhe që ka një vend të përcaktuar qartë në bashkësinë ndërkombëtare.

Në raportin “Shqyrtimi I statusit përfundimtar” ICG-ja arsyeton se mosshqyrtimi i kësaj çështjeje përbën një rrezik tepër të lartë. Ekziston mundësia për konflikte të mëtejshme rajonale dhe bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’ia lejojë vetes ta lerë Kosovën apo rajonin në një zvarritje të rrezikshme vetëm pse çështjet që duhet të shqyrtohen janë delikate.

Në këtë aspekt, ICG arrin në përfundimin se bashkësia nërkombëtare duhet të vazhdojë me shqyrtimin e statusit, duke pasur parasysh se pavarësia e kushtëzuar nën një kujdestari ndërkombëtare është zgjidhja më reale.

STANDARTE TË BRENDSHME

Një nga arsyet kryesore për mosshqyrtimin e çështjes së statusit të Kosovës është dobësia e institucioneve të Kosovës - përfshi Kuvendin, Ministritë dhe Sistemin Gjyqësor - dhe paaftësia e këtyre institucioneve për të mbrojtur të drejtat e pakicës serbe dhe rome.

Ky raport ve në dukje se Kosovës i duhet përgatitje e mëtejshme për të arritur statusin përfundmtar. Ngadalësia në krijimin e institucioneve të vetëqeverisjes pas zgjedhjes së Kuvendit në 17 nëntor 2001, pasqyron mungesën e përvojës së partive politike të Kosovës dhe thellësisnë e dasive që përçajnë shoqërinë Kosovare. Për më tepër, sistemi gjyqësor nuk ka ende aftësi për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve në mënyrë të paanshme dhe efektive. Pakicat kanë ende probleme me lirinë e veprimit dhe me mundësitë ekonomike dhe sociale që sjell kjo liri.

I takon UNMIK-ut, si edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe udhëheqësve të Kosovës, të zbatojnë detyrimet e tyre për të zhvilluar institucione autonome të cilat do t’i paraprijnë statusit përfundimtar të Kosovës, cilido qoftë ai. Duhet dhe mund të ndërtohen institucione qeverisëse demokratike, efektive dhe shumëetnike.

Në këtë frymë, ky raport parashtron standartet për zhvillimin e brendshëm të Kosovës - standarte të cilat duhet të arrihen nga institucionet e Kosovës, dhe parime të cilat duhet të zbatohen në trajtimin e qytetarëve dhe veçanërisht të pakicave. Për shembull, Kuvendi duhet t’i japë llogari elektoratit dhe duht të jetë i aftë të ndërtojë legjislacion. Administrata civile duht të jetë jopolitike dhe transparente, e duhet të ketë aftësinë të administrojë fushat që janë nën përgjegjësinë e saj. Qeveria duhet të jetë e aftë të mbledhë tatimet dhe taksat dhe të administrojë buxhetin gjithëkosovar në mbështetje të institucioneve të Kosovës.

Për rrënjosjen e sundimit të ligjit është vendimtar krijimi i një sistemi gjyqësor efektiv, të pavarur dhe të paanshëm, kompetencë e të cilit do të jenë hetimi dhe ndëshkimi i krimeve. Një standart vendimtar i cili do të merret parasysh në shqyrtimin e sovranitetit të Kosovës është jetesa e minoriteteve në siguri, dinjitet dhe padiskriminim. Personat e shpërngulur duhet të kenë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe nëse ata vendosin të moskthehen, të drejtat e tyre të pronësisë duhet të mbrohen.

Këto standarte- siç e paraqet dhe ky raport - janë të domosdoshme në vlerësimin e përparimit të brendshëm të Kosovës. Megjithatë, ndonëse arritja e këtyre standarteve ndikon në etapat e zbatimit të një statusi përfundimtar, kjo as nuk e vonon përcaktimin e statusit dhe as nuk përcakton formën e këtij statusi. Fakti se mbetet shumë për të bërë brenda Kosovës nuk është arsye për të vonuar shqyrtimin e opsionve të ndryshme të statusit përfundimtar.

Për arritjen e këtyre standarteve nevojitet shumë më tepër punë. Duhet të forcohet kapaciteti i sistemit gjyqësor të Kosovës, i shërbimit policor dhe i sistemit ndëshkimor; duhet të bëhet trajnimi i administratës civile; duhet të rritet dhënia e llogarisë së Kuvendit para elektoratit të tij; dhe duhet të mbrohen të drejtat e pakicave. Për realizimin e këtyre standarteve, bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë përfshirjen e saj në Kosovë dhe duhet t’i përkushtohet zhvillimit të institucioneve të Kosovës. Në anën tjetër, udhëheqësit e Kosovës duhet të pranojnë detyrimet e tyre për tejçimin e këtij procesi.

REKOMANDIME

PËR BASHKËSINË NDËRKOMBËTARE

1. Përfshirja ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë duhet të vazhdojë për aq kohë sa Kosova të mund të qëndrojë në këmbët e saj dhe për aq kohë sa ta kërkojë siguria e brendshme dhe e jashtme.

2. Donatorët duhet t’i shmangen përkrahjes së strukturave paralele jashtë institucioneve zyrtare të Kosovës dhe duhet të ndihmojnë në rritjen e aftësisë së institucioneve të vetëqeverisjes.

3. Ndihma e donatorëve duhet të zbatohet në mënyrë të tillë që të nxitet integrimi i pakicave.

4. Drejtorisë së Strehimit dhe Pronësisë duhet t’i jepen fonde të mjaftueshme në realizimin e detyrës së saj tepër të rëndësishme për zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara mbi të drejtat e pronësisë.

PËR UNMIK-UN

5. Në lidhje me institucionet e vetëqeverisjes UNMIK-u duhet :

(a) Të lejojë sa është e mundur që institucionet e vetëqeverisjes të marrinn përgjegjësi qeverisëse; dhe
(b) T’i japë përparësi të lartë trajnimit të zyrtarëve të institucioneve të vetëqeverisjes si edhe anëtarëve të Kuvendit. Trajnimi duhet të bashkërendohet dhe të bazohet në nevojat e institucioneve.

6. Në lidhje me sistemin gjyqësor, UNMIK-u duhet:

(a) Të mundësojë përhapjen e shpejtë të rregulloreve të reja dhe të sigurohet se gjykatësit dhe prokurorët kanë kualifikimin e përshtatshëm për zbatimin e këtyre rregulloreve;
(b) Të mundësojë mbikqyrjen sistemit gjyqësor përmes gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë derisa sistemi vendor të bëhet i paanshëm. Kjo mbikqyrje duhet të shtrihet deri në gjykatat komunale dhe të shkeljeve të vogla;
(c) Të forcojë mekanizmat rregulluese të sistemit gjyqësor për të zvogëluar paragjykimet etnike apo të çfarëdolloji tjetër;
(d) Ta ndërpresë praktikën e dënimeve jashtëgjyqësore, dhe t’ia kalojë këto raste sisitemit gjyqësor;
(e) Të mundësojë trajnime më të gjata dhe më profesionale për oficerët e Shërbimit Policor të Kosovës, sidomos për përmirësimin e aftësive hetuese dhe mbledhjes e analizimit të fakteve;
(f) Të rrisë aftësinë e sistemit ndëshkimor përfshi ngritjen e një dimensioni “korrektues”.

7. Në lidhje me pakicat:

(a) Mbrojtja e pakicave duhet të vazhdojë, por duhet të synohet riintegrimi i tyre në shoqërinë kosovare, duke shmangur nxitjen e mendësisë së të qënit të rrethuar. Duhet të shqyrtohet mundësia për pakësimin gradual të pozicioneve statike të KFOR-it siç janë postblloqet; dhe
(b) Përpjekjet për nxitjen e kthimit të refugjatëve duhet të përqëndrohen në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për kthimin e tyre, dhe duhet të shmanget krijimi i enklavave të reja.

PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS

8. Udhëheqësit e zgjedhur shqiptarë të Kosovës duhet të përqëndrohen në rradhë të parë në venien në funksionim të institucioneve të reja të vetëqeverisjes përmes:

(a) Ushtrimit të autoritetit të tyre moral në marrjen e përgjegjësive për përmirësimin e kushteve të serbeve dhe romëve në Kosovë, uljen e numrit të sulmeve, kërcënimeve e diskriminimeve ndaj tyre, dhe mundësimin e kthimit të refugjatëve; dhe
(b) Mbështetjes së sundimit të ligjit duke përkrahur policinë dhe gjykatat në zbatimin e detyrave të tyre dhe jo duke ushrtuar presion politik mbi to.

PËR SERBËT E KOSOVËS

9. Udhëheqësit e serbëve të Kosovës duhet ta përfaqësojnë bashkësinë e tyre përmes pjesëmarrjes konstruktive në institucionet e vetëqeverisjes së Kosovës dhe bashkëpunimit me UNMIK-un.

10. Këta udhëheqës duhet të bashkohen me UNMIK-un dhe KFOR-in në mënyrë që rajoni në veri të Ibrit dhe enklava të tjera serbe të integrohen në kornizën institucionale të Kosovës.

PËR AUTORITET JUGOSLLAVE DHE SERBE NË BEOGRAD

11. Beogradi duhet të bashkëpunojë me UNMIK-un, duhet ta ndërpresë sabotimin e institucioneve kosovare në veri të Ibrit e kudo tjetër dhe duhet t’i japë fund përkrahjes ndaj sabotimit serb të integrimit të enklavave serbe.

Prishtinë/Bruksel, mars 2002




Home - About ICG - Kosovo Menu - Publications - Media - Contacts - Site Guide - TOP - Credits



Back to the homepage
Latest Reports
UNMIK’s Kosovo Albatross : Tackling Division in Mitrovica
Report
3 June 2002

Udhëzime Për Kosovën (II) Standarte Të Brendshme
Report
1 March 2002

Putokazi Za Buduænost Kosova (II) Unutrašnji Pokazatelji
Report
1 March 2002

Udhëzime Për Kosovën (I) Shqyrtimi I Statusit Përfundimtar
Report
1 March 2002

A Kosovo Roadmap (I): Addressing Final Status
Report
1 March 2002